Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Koha që opozita të veprojë, Rama ka krijuar mekanizmat e grabitjes së votës

Berisha: Koha që opozita të veprojë, Rama ka krijuar mekanizmat e

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se gjendja politike në Shqipëri është tejet e rëndë, pasi Rama ka krijuar të gjithë mekanizmat antiligjorë dhe antikushtetues për të mos u larguar me votë.

I ftuar në Syri Tv, Berisha u shpreh se është koha që opozita të hidhet në veprim duke zhvilluar një debat të hapur me qytetarët për të sjellë shpresë.

Berisha: Të them të vërtetën nuk kam pasur asnjëherë iluzion se Edi Rama largohet me votë. Jo nuk kam iluzion sepse Edi Rama ka krijuar mekanizmat antiligjor, antikushtetues, të grabitjes së votës. Nuk kam as dyshimin më të vogël. Natyrisht që disa kushte të veçanta i kaloi opozita të pashembullta në historinë e Europës.

Detyra e opozitës është të mbjellë shpresën dhe opozita për të mbjellë shpresën duhet të qëndrojë fortë si opozitë dhe duhet të punojë shumë për imazhin e saj. Gjykoj se koha është që opozita duhet të hidhet në veprim duke zhvilluar një debat të hapur me qytetarët me mbështetësit e saj. Nqs ne nuk arrijmë të largojmë këtë armik vote, opozita është te vota, ne të ardhme nuk kemi, bëhemi fasadë.

Të fundit