Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Kostoja e jetesës është rritur me 60%, Rama dhe baxhanaku i tij kanë vjedhur miliona

Berisha: Kostoja e jetesës është rritur me 60%, Rama dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama për keqqeverisje dhe korrupsion, duke theksuar se rritja e kostos së jetesës në vend ka arritur në 60% gjatë pesë viteve të fundit.

Berisha u shpreh se opozita ndodhet në “koalicionin më të gjerë dhe më të fuqishëm” që ka pasur ndonjëherë, ndërsa tha se qeveria po damkoset çdo ditë nga mediat ndërkombëtare.

Sipas tij, tetë rezoluta ndërkombëtare dëshmojnë kundër regjimit në Tiranë.

"Në këtë betejë ne jemi në koalicionin më të gjerë, më të fuqishëm që kemi pasur ndonjëherë. Janë tetë rezoluta. Edi Rama ka mafien shqiptare dhe ndërkombëtare me vete. Por ju e shikoni që nuk ka ditë që mediat e kombeve të lira të mos e damkosin Edi Ramën. Të mos e akuzojnë. Të mos e poshtërojnë siç e meriton.

Çdo ditë, mediat ndërkombëtare informojnë kombet e tyre me të vërtetat që ne denoncojmë.

Me të vërtetat që ne mbrojmë.

60 përqind është rritur kostoja e jetesës në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në 5 vitet e fundit. Si do jetojnë shqiptarët? E ka bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, në një kohë kur me baxhanakun dhe vetë kanë vjedhur qindra e qindra milionë, personalisht ai miliarda", deklaroi Berisha.

Të fundit