Flash News

Ditari i Opozitës

“Kupa po derdhet”, Berisha: Rama bëri të paqenë opozitën në parlament

“Kupa po derdhet”, Berisha: Rama bëri të paqenë

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një takim me strukturat e tij në qarkun e Tiranës tha se  ‘kupa po derdhet’ dhe se tani opozita nis një betejë e re kundër qeverisë.

Thirra këtë takim pasi PD dhe opozita hynë në një fazë të re, në një betejë të re e cila imponohet nga kushtet dhe rrethanat që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë për opozitën në 30 vite.

Opozita, PD, kaloi në këto dy vitet e fundit një nga periudhat më të vështira të ekzistencës së saj dhe të një force politike, ndonëse ajo mbart në vete sot të gjitha transformimet e mëdha të Shqipërisë, në dekada.

Ajo dhe mbështetësit e saj përballen me një represion të gjithanshëm të të drejtave të tyre ligjore, me një agresion të vërtetë nga qeveria, që synon dhe ka synuar mosasgjesimin e saj tërësisht, shndërrimin e saj në një forcë politike pa vlerë apo një fasadë të saj.

Por ka një moment e cila në gjuhën e thjeshtë të popullit thuhet ‘kupa po derdhet’. Pas mbijetesës sonë në këto dy vite, pas dhunimit masiv të zgjedhjeve, Rama me një seri vendimesh de facto politikisht bën të paqenë opozitën në parlament.

Pra ne si përfaqësues të atyre 600 mijë qytetarëve që më 14 maj votuan kundër qeverisë, ne de facto në Parlament shkojmë sot si kurrë në historinë e Parlamentit, në rrafshin politik të paqenë. Hynë në parlament pasi nuk i lejohet më asnjë komision Parlamentar, e drejtë kushtetuese e opozitës.", tha Berisha.

Të fundit