Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Malltezi me pronarët e tjerë paguan 11% të detyrimeve me bono

Berisha: Malltezi me pronarët e tjerë paguan 11% të detyrimeve me

Kreu i PD-së, Sali Berisha foli për akuzat ndaj Jamarbër Malltezi lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha tha nga selia blu se Malltezi bashkë me pronarët e tjerë i detyroheshin shtetit 794 mijë euro ose dollarë para se të bëhej ndryshimi i ligjit.

Berisha: Në vitin 2008, vendimi me të cilin në mënyrë më të pafytyrë, akuzohem për korrupsion pasiv sepse qenka bërë për të fituar dhëndri im pronar. Pafytyrësia nuk mund të ketë emër tjetër. Vendimi nuk kishte asnjë lidhje, dhe Jamarbër Malltezi pronar, bashkë me 64 pronarë të tjerë, i detyroheshin shtetit 794 mijë euro ose dollarë në atë kohë.

Ky grup pronarësh, 1 muaj përpara se të dalë vendimi, kishte paguar qindarkë për qindarkë 700 mijë euro me fatura bankare, pa asnjë bono privatizimi. Sepse vendimi nuk kishte dalë.

Pra, këta kishin mbetur debitorë afërsisht 100 mijë dollarë. Në këto 100 mijë dollarë, këta përdorën sipas ligjit 80 mijë. Dhe në total në pagesën e tyre, bonot e privatizimit janë gjithsej 11.4 përqind. Për objektet rrangullina që blenë dhe për tokën truall shteti në kuadrin e detyrimit ligjor.

Kjo është e vërteta, të gjitha variantet e tjera janë një shpifje e turpshme që fryhen dhe pompohen nga media të qeverisë dhe jo vetëm, në funksion të piramidës së mashtrimit, të dacibaos së mashtrimit të Edi Ramës dhe prokurorëve të tij.

Në vazhdim, janë përdorur dhe mijëra qytetarë të tjerë i kanë përdorur bonot e privatizimit për legalizimin e banesave dhe për privatizime të vogla, se të mëdhatë u bënë me formulë tjetër.

Kjo është aktakuzë e turpshme ndaj një reforme, që ekziston edhe sot. Këtu kam një vendim të vitit 2015 që thotë pse ua zgjasim këtë. Bonot përdoren si një detyrim ndaj qytetarëve se ti privatizove një ekonomi të tërë dhe ti mbete duarbosh. Nëpërmjet tyre kanë marrë diçka.

Të fundit