Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mbledh grupin e PD: Do zbatojmë çdo rekomandim të OSBE në komisionin e reformës elektorale

Berisha mbledh grupin e PD: Do zbatojmë çdo rekomandim të OSBE

Kreu i PD Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar në selinë blu.

Berisha, në fjalën e tij, duke iu referuar Reformës Zgjedhore deklaroi se Partia Demokratike do të zbatojë çdo rekomandim të OSBE/ODIHR.

Kryedemokrati kritikoi ashpër qeverinë Rama duke theksuar se “partia shtet nuk kërkon zgjedhje të lira”, por një farsë elektorale, duke iu referuar kështu zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“Partia shtet nuk zhvillon zgjedhje, por farsë elektorale dhe kjo është bërë e mundur falë punës së shkëlqyer, të ndershme të përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare OSBE/ODIHR, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës, të cilët atë vëzhgim të zgjedhjeve në Shqipëri e paraqitën me vërtetësi të madhe para opinionit publik evropian dhe botëror.

Por kjo është bërë e mundur edhe nga vendosmëria e demokratëve, e anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve të PD, të cilët bënë gjithçka për të paraqitur faktet, dokumentet e pakundërshtueshme të dhunimit masiv dhe sistematik të parimeve ndërkombëtare dhe ligjeve të vendit për zgjedhjet. Pra, sot punohet nga komisioni i reformës, punohet mbi bazën e dokumenteve, do të thosha të shkëlqyer, dhe rekomandimeve të shkëlqyera të institucioneve ndërkombëtare.

Ne jemi të gatshëm të zbatojmë një për një rekomandimet e tyre. Ne jemi shumë mirënjohës me përcaktimet e tyre të drejta, pa të cilat nuk do mund t’u jepej kurrë përgjigje problemeve madhore të farsës elektorale në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Të fundit