Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mbyll protestën, mesazh Ramës: Fundi yt është i pashmangshëm, as terrori policor s'na ndal

Berisha mbyll protestën, mesazh Ramës: Fundi yt është i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka falënderuar protestuesit që morën pjesë në tubimin e opozitës.

Në deklaratën e tij për mediat, Berisha shprehu mirënjohje për qytetarët që iu bashkuan protestës pavarësisht motit të keq, ndërsa akuzoi qeverinë për bllokimin e marshimit.

“Së pari, një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që sot, këtë ditë shiu, latë çdo gjë dhe si elitë e vërtetë e guximit të kombit dolët në shesh për t’u përballur me të keqen më të madhe të shqiptarëve. Për t’u përballur me narkoregjimin e Edi Ramës”, deklaroi ai.

Berisha tha se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni i saj politik, duke përdorur tone të forta ndaj qeverisë.

“Nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës. Ta harrojnë, kurrë. Dhe ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve, ‘ja të vdesim, ja të rrojmë për liri’”, u shpreh kreu demokrat.

Ai e cilësoi këtë përballje si një betejë për të ardhmen e vendit dhe për dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

“Beteja jonë është betejë për çdo qytetar shqiptar. Është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari dhe për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Berisha.

Në fund të deklaratës, ai lëshoi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar se ndryshimi politik është i pashmangshëm.

“Edi Rama, dije mirë se të ardhme nuk ke. Fundi yt është i pashmangshëm”, përfundoi Berisha.

Të fundit