Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD: Ndër të parët që mbështeti revolucionin demokratik të 1990-1991

Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit

Kreu i PD Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, përkthyesit dhe arkitektit të njohur, Petraq Kolevica.

Në një status në Facebook Berisha shkruan se Kolevica provoi persekutimin e diktaturës dhe u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist të vendit.

“Intelektual i shquar Ing. Petraq Kolevica provoi persekutimin e diktaturës dhe do të ishte ndër të parët që mbështeti revolucionin demokratik të vitit 1990-1991. Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist të vendit dhe është i nderuar me çmime dhe medalje të shumta për krijimet e tij.

Duke shprehur nderimin tim të veçantë dhe mirënjohjen time të thellë për kontributin e tij të pavdekshëm shpreh ngushëllimet e mia të ndjera familjes dhe miqve për humbjen e njeriut tyre të dashur dhe lutem që shpirti i tij i mirë të gjej paqen e merituar”, shkruan Berisha.

Të fundit