Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ndan videon e protestës: Nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës

Berisha ndan videon e protestës: Nuk ka polici në botë që

"Protestat e opozitës nuk do të ndalen deri sa Belinda Balluku të shkojë në qeli për aferat korruptive dhe Edi Rama të dalë para gjyqit," ka thene kryetari i PD-së përsëriti sot në rrjetet sociale duke ndarë video nga protesta e 8 majit.

Kreu i PD-së, Sali Berisha shkruan se beteja është betejë për çdo qytetar shqiptar, për dinjitetin e çdo shqiptari dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Pamjet e protestës së djeshme, lideri i opozitës i shoqëroi me mesazhin drejtuar policisë që mbajti dje në mbyllje të protestës se nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës.

"Nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës. Ta harrojnë! Ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve ‘ja të vdesim ja të rrojmë për liri’

Asgjë në botë s’do mund të na imponojë ne të pranojmë pushtetin e hajdutëve dhe kriminelëve si Edi Rama. Të pranojmë pushtetin e Lubisë së shqiptarëve, që me vjedhjen e fondeve e pasurive mjerojnë qindra mijëra shqiptarë e largojnë qindra mijëra të tjerë. Ndaj beteja jonë është betejë për çdo shqiptar, për të ardhmen e Shqipërisë. Është kryengritje, betejë kundër regjimit më të keq, mafias më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në historinë e saj. Asgjë nuk mund të na mposhtë pa nisur në burg Lubi Ballukun, pa larguar pushtetin dhe vendosur para ligjit kriminelin Edi Rama"

Të fundit