Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha në 35-vjetorin e BSPSH: Në Shqipëri është vendosur një diktaturë autoritare

Berisha në 35-vjetorin e BSPSH: Në Shqipëri është

Gjatë ceremonisë për 35-vjetorin e grevës së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH), kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se në vend është vendosur një “diktaturë autoritare”.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal si në zhvillimet historike të lëvizjes sindikale pas viteve ’90, ashtu edhe në situatën aktuale politike në vend, duke theksuar se sindikatat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në rrëzimin e sistemit komunist dhe në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve ndër vite.

Megjithatë, pjesën më të fortë të fjalimit ai e fokusoi te qeverisja aktuale, duke akuzuar kryeministrin Rama për ndërtimin e një sistemi autoritar dhe për politika që, sipas tij, kanë dëmtuar interesat kombëtare dhe ekonominë e vendit.

Berisha: Sot, në Shqipëri, është vendosur një diktaturë autoritare, e cila në rrafshin kombëtar është po aq armiqësore sa ç’ishte diktatura hoxhiste. Çdo shqiptar është i lutur të mendojë për një moment aktet antishqiptare të Edi Ramës ndaj Kosovës.

Sot, qytetarët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon dhe në Europë. Por në mënyrë absolute në të gjithë kontinent nuk ekzistojnë 28 mijë kilometra katrorë më të pasura. Askund nuk gjenden pasuri të tilla përrallore. Të gjitha sot shfrytëzohen si në një sistem tërësisht kolonial.

Qeveritarë hajdutë, kriminelë, organizata kriminale, kartele droge, të cilët plaçkisin dhe i shndërrojnë në pasuri për vete pasuritë e shqiptarëve. Ndaj dhe minatorët nuk marrin atë që meritojnë.

Dy ditë më parë, Edi Rama nderoi me mirënjohje të atin e tij xhelat. Skulptori Kristaq Rama ka qenë një xhelat i vërtetë i diktaturës. Është anëtar i nomenklaturës komuniste që ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve.

Flasim ne për gjenocid serb në Kosovë dhe ka qenë, por një gjë nuk duhet ta harrojmë, gjenocidi komunist në Shqipëri është i sanksionuar në të gjitha dokumentet, vendimet dhe ligjet e këtij shteti.

Të fundit