Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ne në zgjedhje do futemi me koalicion, por PD do ketë logon që i takon asaj

Berisha: Ne në zgjedhje do futemi me koalicion, por PD do ketë logon

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në vitin 2025 do të futen si koalicion, por PD do të ketë logon e saj.

Nga konferenca e përjavshme, Berisha u shpreh lidhur me ccështjen e logos, se beteja do të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut nëse veprohet në mënyrë antiligjore.

“Ne jemi në betejë dhe ne do të bëjmë gjithçka, qëllimi i kësaj beteje është që shqiptarët të votojnë të lirë. Kur them që shqiptarët të votojnë të lirë, të respektohen ligjet që u shkelën një për një.

Ju thoni se fitoi, unë them se i vodhi. T’i thuash atij që vjedh, fitove, në rastin e zgjedhjeve, është si t’i thuash atij që vjedh në një shtëpi, që nuk është plaçkë e vjedhur, por është e jotja.

Ndaj ne në zgjedhje do futemi pa diskutim me koalicion, por PD do ketë logon që i takon asaj. Ne po ecim, do e mbajë Gjykata e Lartë në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, pastaj ne do shkojmë në Strasburg dhe atje kam besim te drejtësia evropiane dhe do fitojmë kauzën tonë të drejtë”, deklaroi Berisha.

Të fundit