Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Dibra: Në forumin e IDU në Zagreb, PD mori mbështetje të gjerë ndërkombëtare

Berisha nga Dibra: Në forumin e IDU në Zagreb, PD mori mbështetje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se gjatë pjesëmarrjes në forumin e International Democrat Union në Zagreb, opozita shqiptare ka siguruar mbështetje të fortë për qëndrimet e saj.

Në një takim me mbështetës në Dibër, Berisha u shpreh se ky forum, që bashkon partitë e qendrës së djathtë dhe të djathta në botë, i dha Partisë Demokratike “mirëkuptimin dhe mbështetjen më të madhe” për atë që ai e cilësoi si përballje me “narkoregjimin” në Shqipëri.

Sipas tij, opozita shqiptare ndodhet përballë një realiteti të vështirë politik, ku nuk zhvillohen zgjedhje të lira, por procese që ai i konsideron farsë.

Berisha: Ne si opozitë, misionin tonë në Shqipëri e kemi të vështirë. E kemi të vështirë sepse aty ne ishim nga të paktët përfaqësues të një force politike në një vend në të cilin nuk bëhen zgjedhje, por farsë zgjedhore.

Në një vend në të cilin qeveritarët, kryeministri dhe qeveritarët e tij sillen si anëtarë të një organizate kriminale, vjedhin ditë e natë pa ndërprerje shqiptarët, i varfërojnë, i mjerojnë, e bëjnë Shqipërinë një vend të pajetueshëm dhe i detyrojnë të largohen nga Shqipëria.

Por duhet t'ju them këtu se në atë forum, Partia Demokratike ka patur, gjetur, ka gjetur dhe gjeti mirëkuptimin dhe mbështetjen më të madhe. Dhe kjo mbështetje, ky mirëkuptim është i një rëndësie të jashtëzakonshme për qëndresën tonë. Është i një rëndësie të jashtëzakonshme dhe për misionin tonë.

Misioni ynë është të themi të vërtetën shqiptarëve dhe miqve të shqiptarëve kudo në botë, pavarësisht nga çmimi, pavarësisht nga kostoja, të mbrojmë shqiptarët, të mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë, të mbrojmë interesat e Shqipërisë.

Të fundit