Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Kuvendi: Raporti i integrimit është fund e krye mashtrim

Berisha nga Kuvendi: Raporti i integrimit është fund e krye mashtrim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza të forta në Kuvend ndaj mazhorancës dhe qeverisë, gjatë diskutimeve për raportin mbi integrimin europian të Shqipërisë.

Berisha e cilësoi dokumentin fund e krye mashtrim, duke akuzuar qeverinë se po fsheh përmbajtjen e raportit nga qytetarët dhe deputetët.

"Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime. Nga alfa tek omega është vetëm mashtrim", deklaroi ai nga foltorja e Kuvendit.

Sipas tij, vendimi që raporti të mos lexohet në seancë është antikushtetues dhe një akt i rëndë ndaj transparencës publike.

"Keni paraqitur sot në këtë parlament raportin mbi integrimin në BE, i cili nga alfa tek omega, nga fjala e parë tek fjala e fundit është mashtrim dhe vetëm mashtrim. Prandaj kërkoj të tërhiqet menjëherë raporti. Çoje ku të duash ti atë, që të kap edhe ty si skllav, por ajo mbetet kryehajdute e shqiptarëve pas Edi Ramës. Raporti është fund e krye mashtrime dhe burokraci. Raporti nuk miratohet. Raporti duhet të lexohet këtu, dhe mbi bazën e raportit të lexuar, të bëhen diskutimet dhe pastaj të votohet rezoluta", deklaroi Berisha.

Të fundit