Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga protesta: Ky revolucion nuk është i PD, është një lëvizje e fuqishme shqiptare

Berisha nga protesta: Ky revolucion nuk është i PD, është

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua protestuesve para Kuvendit teksa tha se po protestojnë sot për të gjithë shqiptarët.

Berisha u shpreh se Parlamenti është shndërruar nga tempull i fjalës së lirë, në një bunker të fjalës së ndaluar. Kryedemokrati tha se ky nuk është revolucion i PD-së, por një lëvizje e fuqishme qytetare.

"Me këtë protestë, në të cilën ju nuk protestoni për disa deputetë të PD-së, nuk protestoni as edhe për PD-në, por ju protestoni sot këtu jo vetëm për 750 mijë zgjedhësit që votuan për opozitën dhe kundër Edi Ramës, por ju protestoni për çdo shqiptar, që ka në vetëdijen e tij idealet e lirisë. Ju protestoni sot për të gjithë ata shqiptarë, që duhet të besojnë se Shqipëria është një vend i bekuar, se Shqipërinë mund ta bëjnë shqiptarët.

Ky revolucion nuk është revolucion i PD. Në të vërtetë është një lëvizje e fuqishme shqiptare. Çfarë ndodh sot? Pse ky parlament, nga tempull i fjalës së lirë, është shndërruar në bunker të fjalës së ndaluar? E thjeshtë, çdo hajdut që të futet në Shqipëri për të vjedhur, nëse e kapin në flagrancë, tenton edhe të të vrasë po mundi. Këta në shtëpitë tanë nuk futen direkt si banda, por në xhepat tona, në taksat tona, në të gjitha pasuritë publike tuajat këta vjedhin natën, vjedhin ditën.
Këta i urrejnë qytetarët. A i shihni të takohen me qytetarët? Asnjëherë. Ata vijnë njëherë në katër vjet me thasët e mbushura me eurot që u kanë vjedhur ju.

Ata vijnë me thasët me narkoeuro të siguruara nga bandat e tyre për të blerë votat. Sepse ju konsiderojnë ju, demokratë dhe socialistë, qenie inferiore, qenie të dyta, qenie që janë për të duartrokitur dhe asgjë më shumë. Ky revolucion nuk është revolucion i PD. Në të vërtetë është një lëvizje e fuqishme shqiptare. Është një revolucion shqiptar, i çdo shqiptari, që nuk mund të pajtohet që për të vjedhur taksat tuaja, rruga në Shqipëri të ndërtohet me një çmim 6-10 herë më të shtrenjtë", tha Berisha.

Të fundit