Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha ngre alarmin për ‘Libero’: Shqipëria po shkon drejt një pastrimi të heshtur etnik, të rinjtë po ikin!

Berisha ngre alarmin për ‘Libero’: Shqipëria po shkon

Kreu i PD, Sali Berisha kë ngritur alarmin e emigrimit masiv, kryesisht gjatë viteve të fundit.

Duke folur për median italiane ‘Libero’, Berisha thotë se vendi po rrezikon të shkojë drejt një pastrimi të heshtur etnik për shkak të largimeve masive drjet vendeve të BE, kryesisht  të rinjtë.

Berisha ka bërë përgjegjëse për këtë situatë qeverinë Rama, që sipas tij është më i orientuar nga Serbia dhe Turqia se sa Bashkimi Evropian.

“Mbi 31% e popullsisë emigroi në vendet e BE-së në 8 vitet e fundit: mbi gjysmë milioni janë të rinj nën 22 vjeç. Nuk ka pasur luftë që na ka shkatërruar më shumë se Edi Rama. Shqipëria po humbet të ardhmen e saj. Ajo që po ndodh është një pastrim i heshtur etnik i vendit tim”, është shprehur Berisha.

“Në Tiranë ka një qeveri që shikon më shumë nga Serbia dhe Turqia sesa nga Bashkimi Evropian. Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me Ankaranë. Madje një muaj më parë ai deklaroi se roli i Turqisë në Ballkan është jo vetëm i rëndësishëm, por edhe vendimtar. Vendoseni veten në një pozicion vasal”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Berisha ngre alarmin për ‘Libero’: Shqipëria po shkon

Të fundit