Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha njofton nisjen e aksionit opozitar: Të enjten fillon qëndresa e deputetëve

Berisha njofton nisjen e aksionit opozitar: Të enjten fillon qëndresa

 

Nga takimi me strukturat e Tiranës, Berisha njoftoi se të enjten deputetët demokratë do të nisin aksionin opozitar.

Berisha tha se deputetët do të nisin qëndresën e tyre kundër regjimit të Edi Ramës, që sipas tij blen gjithçka për pushtet.

“Qëndresa do të fillojë nga Parlamenti. 43 deputetët e PD nisin ditën e enjte qendresën e tyre në Parlament. Nuk ka më nënshtrime dhe poshtërime nga një hor nga një kriminel, ngë një njeri i cili s’ka asnjë parim. Që është i gatshëm të shesë dhe të blejë gjithcka për pushtetin e tij. Ndaj dhe ne do të nisim betejën në Parlament për të mos e ndalur më”, dekaroi Berisha.

Të fundit