Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk heqim dorë nga zgjedhjet, forca jonë do e dërrmojë këtë regjim

Berisha: Nuk heqim dorë nga zgjedhjet, forca jonë do e

Kreu i PD, Sali Berisha ka përsëritur se demokratët nuk heqim dorë nga zgjedhjet vendore të 14 majit.

Nga Gjirokastra ku mori pjesë në 32 vjetorin e themelimit të degës së PD, Berisha tha se Partia Demokratike do ndjekë çdo procedurë kushtetuese dhe do e dërrmojë këtë regjim.

Berisha: Ju ftoj të bëjmë gjithçka, që këta kandidatë, që i keni zgjedhur me votën e lirë, me vullnetin tuaj, i keni zgjedhur në mënyrën më demokratike, këta kandidatë që na bëjë krenarë sepse janë kandidatët e lirisë, të bëjmë gjithçka për fitoren e tyre.

Këta e meritojnë fitoren dhe këta do fitojnë. Zgjedhjet, votat janë shtyllë kryesore e revolucionit tonë. Ata që mendojnë se revolucioni është vetëm përleshje, nuk kanë koncept nga revolucioni demokratik.

Nuk heqim dorë nga zgjedhjet. Forca jonë do e dërrmojë këtë regjim. Por do ndjekim çdo procedurë kushtetuese. Nuk dalim ne jashtë zgjedhjeve, ne do fitojmë bashkitë!

Edi Ramës do ia ngushtojmë lakun në fyt, ashtu siç e meriton! Po përjetojmë një terror të asaj që njihet si tirania e relativizmit.

E keni parë Plarent Ndrecën ju? Ai është një ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, aty e përzunë me dru, së bashku me Lindën që drejton sot parlamentin, u përzu për disa arsye të forta. E çuan në një ministri tjetër, e shkarkuan përarsye edhe më të forta. E mori për mirditor Sandër Lleshaj, aty vodhi me uniformat. U porositën uniformat dhe 40 përqind firuan.

Tani ky bilbilon nëpër studio, ky i paturp ju mashtron çdo natë. Se mos është vetëm ky. Është një grup lakejsh. Tjetër i denoncuar për ryshfete 200-300 mijë euro, del e thotë se ajo që thotë Allisoni është gënjeshtër se darka nuk ishte 10 mijë dollarë, por 100 dollarë.

Kur e kërcënuan Arben Ahmetajn, thotë për Erion Veliajn, i kërkon SPAK-ut: ndiqni paratë. Ramës i thoshte që nuk lëviz dot qeverinë. Në fakt nuk e lëviz sot qeverinë. Por problemi është se këta janë mëkatarë në zinxhir.

 

Të fundit