Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk mund të krahasohet Malltezi që mori tokën e vetë me bashkëshortin e Xhaçkës që mori tokën publike

Berisha: Nuk mund të krahasohet Malltezi që mori tokën e

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nuk mund të krahasohet Jamarbër Malltezi me bashkëshortin e ish-ministres Olta Xhaçka.

Berisha gjatë konferencës mr gazetarët u shpreh se dhëndri i tij ka marrë tokën e vetë që ia kishte konfiskuar regjimi komunistë, ndërsa Artan Gaçi, sipas ish-kryeministrit, ka marrë mijëra metra tokë publike dhuratë nga bashkëshortja e tij ministre.

Ti krahason Artan Gaçin që ka marrë si investitor strategjik qindra mijëra metra tokë publike dhuratë nga ministrja strategjike, me Begejt dhe Malltezin që mori tokën e vetë mbas 15 vitesh të konfiskuar nga regjimi komunist. Nuk mund të ketë krahasim. Mbështes çdo veprim të organeve ligjzbatuese, çdo zbatim ligji, por të ndershëm”, tha Berisha.

Në lidhje me pyetjen se çfarë ndodh nëse të gjithë e interpretojnë ligjin sipas mënyrës së tyre, Berisha u shpreh si vijon:

“Kushtetuta është e kthjellët si kristali. Nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit në asnjë lloj forme pa aprovimin e parlamentit.

 Neni i kodit penal është në favor të kufizimit, por duhet të pasurohet në Kushtetutë. Po s’u pasurua në Kushtetutë, merr fund hierarkia e ligjit”, tha ai.

Të fundit