Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti, përgjigjen Ramës do ia japim në çdo seancë

Berisha: Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti,

Kreu i demokratëve, Sali Berisha tha se opozita është përjashtuar "defakto" nga Parlamenti.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se opozita do t'i japë përgjigjen e merituar Ramës në çdo seancë. Kryedemokrati deklaroi se mazhoranca me veprimet antikushtetuese kërkon t'i emërojë dhe t'i rrëmbejë edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar.

Berisha: Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën asaj në përputhje me kushtetutën i takon të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.

Por me vendimet antikushtetuese të Edi Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori ti emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës dhe jo atë që zgjedh opozita vetë. Ti emërojë dhe ti rrëmbejë edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Me bllokimin total të çdo nisme hetimore, parlamentare që është një mision kushtetues të opozitës.

Pas komisionit të inceneratorit, Edi Rama nuk lejon ngritjen e asnjë komisioni pasi çdo komision shkon tek ai dhe familjarët e tij. Prandaj opozita do të nisë aksionin e saj, në parlament dhe kudo për ti dhënë përgjigje Edi Ramës. Ju duhet të keni durim dhe të ndiqni në çdo seancë qëndrimet e opozitës. Ju garantoj se ato do të mbrojnë me të gjitha aspektet, interesat e qytetarëve opozitarë që nuk votuan këtë qeveri.

Të fundit