Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Opozita, shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve është opozita. Përgjigja jonë do jetë 10-fish masivitet i protestave

Berisha: Opozita, shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve

Berisha: Shqipëria sot është një vend i përlotur, kombi është i përlotur se ka humbur 35 përqind të bijve të saj në 10 vite. Sot jemi komb i përlotur se pluralizmi është shkatërruar. Jemi kombi i përlotur se të rinjtë këtu nuk kanë të ardhur. Jemi komb i përlotur se jemi grabitur gjer në palcë 10 vitet e fundit. Jemi komb i përlotur sepse qeveria jonë ka tradhtuar shqiptarët e Kosovës.

Kur do gjejë zgjidhje ky komb i vuajtur? Te qeveria? Jo, ajo e solli në këtë gjendje. Te drejtësia? Jo, ajo është vegël në duart e qeverisë.

Këtë ai e pret vetëm nga misioni i misionarëve të mëdhenj në misionin e demokratëve.

Shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve është opozita.

Vetëm ne jemi ata që sot po luftojmë për ta.

Kjo e vërtetë është një kushtrim rrënqethës për cilindo nga ne.

Se vetëm ne jemi zgjidhja për ato nëna të përlotura që janë ndarë nga fëmijët e tyrë në emigrim.

Sepse ne jemi shpresa për të rinjtë që i ka topitur realiteti ku jetojnë.

Vetëm ne jemi shpresa për ata prindër zemërthyer që nuk u dalin paratë për të mbyllur muajin.

Vetëm ne jemi shpresa për të shpëtuar pluralizmin politik.

Vetëm pse ne jemi shpresa e fundit e shqiptarëve, luftohemi egërsisht.

Prandaj na vidhet logoja e partisë, prandaj na bllokojnë në parlament, prandaj lëshohen fletërrufe për kryetarin e opozitës.

Po a mund të na demoralizojnë ne këto sulme të ulëta? Jo kurrë.

Mos harroni, jemi shpresa e fundit e shqiptarëve,

Prandaj përgjigjja jonë do jetë 10-fishim në Kuvend, 10-fishim i veprimit tonë me qytetarët, 10-fishim i dialogut tonë me njëri-tjetrin, 10 herë më të bashkuar në sheshe, 10-fishimin e masivitetit të protestave tona, 10-fishim në qëndrueshmërinë tonë, 10-fishim në përgjigjen tonë.

Sepse ne vetëm kështu ne nxjerrim shqiptarët nga dëshpërimi, vetëm kështu kjo qeveri antishqiptare dhe kriminale do përmbyset.

Vetëm kështu e shpëtojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë e re.

Rroftë Shqipëria!

Të fundit