Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha para Kryesisë: PD nis fazën e re, objektiv rikthimi i demokracisë dhe i pushtetit

Berisha para Kryesisë: PD nis fazën e re, objektiv rikthimi i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar gjatë mbledhjes së Kryesisë se Kuvendi Kombëtar do të shënojë një pikë kthese për forcën opozitare, duke sanksionuar sipas tij bazat e një transformimi të thellë të PD-së.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se procesi që po finalizohet me Kuvendin përfshin ndryshime statutore, miratimin e listave dhe konsolidimin e strukturave drejtuese, duke e cilësuar këtë si një moment vendimtar për ripërtëritjen dhe modernizimin e partisë. Ai shtoi se misioni historik i PD mbetet rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi në pushtet, përmes organizimit dhe mobilizimit të brendshëm.

Berisha: Por unë në këtë mbledhje të rëndësishme, e cila do miratojë ndryshimet statutore, e cila do miratojë listat, propozimet për Këshillin Kombëtar, do miratojë grupin që do drejtojë Kuvendin, pra është një mbledhje me vendime shumë të rëndësishme.
Ne finalizojmë me Kuvendin tonë Kombëtar procesin e zgjedhjeve në PD dhe sanksionojmë bazat për një transformim të vërtetë të PD.
Transformim i cili parakupton apo nënkupton ripërtëritjen e forcës tonë politike.
Nënkupton organizim, organizim, organizim për këtë forcë.
Nënkupton modernizimin e saj.
Dhe e fundit dhe më e rëndësishmja, nënkupton përpunimin e vizionit të kësaj partie në këto shtylla.
PD do të arrijë atë transformim të domosdoshëm për të përmbushur një mision historik të saj, dhe misioni historik i PD është rikthimi i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë dhe rikthimi i PD në pushtet.
Në të gjithë këtë përpjekje, ne synojmë të angazhojmë, të mobilizojmë çdo potencial për përmbushjen e misionit tonë të vështirë.
Në këtë udhëtim, ne mbështetje më kryesore kemi lirinë, demokracinë e kësaj partie, konsultën me anëtarësinë, ripërtëritjen e saj të fuqishme me anëtarësime të reja, ripërtëritjen e saj në të gjitha nivelet.

Të fundit