Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Paro Laçi, i dënuar për dr*gë në Itali, bënte ligjin në Kompleksin Partizani

Berisha: Paro Laçi, i dënuar për dr*gë në Itali,

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se prona ku ishte Kompleksi Partizani sundohej nga bandat e udhëhequra nga Paro Laçi i cili sipas tij paguante para nën dorë te Vladimir Qiriazi.

I ftuar në Syri tv, Berisha thotë se Laçi u bë zot atje dhe bënte ligjin edhe pse ishte një njeri i dënuar për drogë në Itali.

"Në fushë pushtuesit e territorit shtohen njëri pas tjetrit, Paro Laçi u bë zot atje dhe bente ligjin një njeri i dënuar për drogë në Itali dhe ky Vladimir Qiriazi nuk bënte asnjë veprim që ti dali zot pronës së shtetit, por ky jo të ja linte Paro Laçit.

Toka ishte kthyer dhe pronarët kishin paguar për objektet dhe ky nuk ja lëshonte, klubin Laçi e mbante të pushtuar. Qiriazi ka thënë se dërgova grupet e punës dhe mi larguan banditët. Një njeri  qoi nënshtrohet pushtuesit ai meriton të hetohet.

Nga viti 2006 në vitin 2009, Vladimir Qiriazi nuk ndërhynte sepse aty sundonte Paro Laçi dhe të jeni të sigurt si ai paguante para për të mbajtur peng Kompleksin Partizani", thotë Berisha.

 

 

 

Të fundit