Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Pas aktit të pabesë ndaj SHBA, Rama nuk është më legjitim. Është rrezik për sigurinë e vendit!

Berisha: Pas aktit të pabesë ndaj SHBA, Rama nuk është

Kreu i PD, Sali Berisha e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama jo legjitim pas skandalit ‘McGonigal’.

Në fjalimin e tij në protestën kombëtare para kryeministrisë, Berisha tha se Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e rrezikshme e korrupsionit, e krimit dhe drogës, vendi i një kryeministri që sikur të ishte aleat i Putinit, i korrupton zbuluesit më të rëndësishëm partnerit tonë kryesor.

“Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim.

Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke fituar tanket dhe autoblindat e ushtrisë.

Tani po të them që ato tanke, largoji nga Surreli, gjysmën çoji në Ukrainë, po nuk të lë Putini dhe Vuçiçi, sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind, asgjësojnë çdo tank.

Mjerë ti!

Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e rrezikshme e korrupsionit, e krimit dhe drogës, vendi i një kryeministri që sikur të ishte aleat i Putinit, i korrupton zbuluesit më të rëndësishëm partnerit tonë kryesor.

Me këtë akt, duke korruptuar një nga njerëzit më të çmuar në fushën e sigurisë të vendit që ka bërë më shumë se çdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ti Edi Rama ka kryer një akt armiqësor, për të cilin Putini është gati të të varë në qafë dekoratën më të lartë”, tha Berisha.

Sipas Berishës, Rama është një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.

“Sot Shqipëria shihet si një vend ku mafia dhe kartelet e drogës pastrojnë paratë e krimit.

Në dy vitet e fundit, importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë për të shndërruar këtë tokë të bekuar, në një Kolumbi të dytë për Europën.

Edi Rama, ti je një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.

Jep dorëheqjen dhe largohu me organizatën tënde kriminale.

Pse duhet të durojnë shqiptarët të durojnë këtë poshtërim, këtë nxirje të imazhit të kombit?

Imagjinoni sikur të ndodhë që një njeri si ky, të bëjë hapin në samitin e NATO-s, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe shqiptarët?

Shqipëria dhe shqiptarët do skuqen nga turpi. Edi Rama, ik, largohu, jep dorëheqjen!”, tha Berisha.

Të fundit