Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha pas protestës: Jehonë botërore e një kryengritjeje paqësore

Berisha pas protestës: Jehonë botërore e një kryengritjeje

Një ditë pas protestës, kreu i PD Sali Berisha ka falënderuar qyetarët që morën pjesë në protest duke e cilësuar si “kryengritjen më madhështorë për të mbrojtur nderin, dinjitetin e çdo shqiptari”.

Berisha tha se protesta mori një jehonë botërore.

“Dëshiroj të përulem me nderimin më të madh para atyre dhjetëra mijëra që u bashkuan dje në rrugët dhe sheshet e Tiranës në një kryengritje madhështore për të mbrojtur nderin, dinjitetin e çdo shqiptari. Për të mbrojtur ëndrrën më të bukur të shqiptarëve, integrimin në Europë. Për të mbrojtur të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ishte protesta, kryengritja paqësore e tetë, me një jehonë të jashtëzakonshme botërore.

Prania juaj dje në bulevardin e Tiranës ishte prozhektori i madh i shpresës për të gjithë shqiptarët që ende nuk guxojnë të dalin nga emocionet e frikës. Për të gjithë shqiptarët që duan që Shqipëria të integrohet me dinjitet në BE”, deklaroi Berisha.

Të fundit