Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD do të kërkojë një hartë të re territoriale, Paketa e Maleve do anulohet

Berisha: PD do të kërkojë një hartë të re

Nga bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, kreu i PD Sali Berisha foli për hartën territoriale dhe Paketën e Maleve.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të kërkojë një hartë të re territoriale.

"Partia Demokratike do të kërkojë një hartë të re, e cila do të diskutohet në çdo qark dhe unë jam totalisht kundër sistemit që vendosi Edi Rama, kryekëput antiqytetar dhe elektoral", tha Berisha.

Sa i përket Paketës së Maleve, Berisha tha se PD do ta anulojë ligjin, që sipas tij, nxit vjedhjen dhe vëllavrasjen.

"Si ligj që plaçkit tokat, nxit vëllavrasjen dhe vjedhjen. I teket trafikantit në të ardhmen të të marrë tokën ty, ta merr, nuk guxon të flasësh, të vjen policia, etj, etj. Ajo është paketa e mafies së maleve për të gjithë Shqipërinë", u shpreh kreu i PD.

Të fundit