Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: PD falënderon partnerët për varrosjen që i bënë dje projektit ruso-serb të ‘Ballkanit të Hapur’

Berisha: PD falënderon partnerët për varrosjen që i

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se ajo që mbetet nga samiti i mbajtur dje në Tiranë i Procesit të Berlinit është deklarata e presidentes së KE, Ursula von der Leyen, e cila tha se “thesin e kemi plot me para, por duhet të bëni reforma që t’i merrni ato”.

Më fjalë të tjera, sipas Berishës duhet të bëhen reforma që të mos vidhen paratë e taksapaguesve europianë.

Berisha: Gjithçka mbetet nga samiti është deklarata e presidentes së KE, Ursula von der Leyen, e cila tha se thesin e kemi plot me para, por duhet të bëni reforma që t’i merrni ato. Më fjalë të tjera, duhet të bëni reforma që të mos vidhni paratë e taksapaguesve europianë.

Ndërkohë si për ironi të fatit, në sfondin e magjishëm të baletit të Përlocajt, Radio France Internationale informonte botën për lidhjet e Edi Rramës me drogën.

Si përfundim, dua të garantoj partnerët europianë, se PD, lokomotivë e vërtetë e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, do të punojë fort për realizimin e aspiratës së shqiptarëve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE si e ardhmja më e ndritur e kombit shqiptar.

PD falënderon me mirënjohje në këtë rast, përfaqësuesit më të lartë të vendeve anëtare të BE për ndihmën bujare që ata i kanë dhënë këto 32 vite në rrugën e saj.

Gjithashtu shpreh mirënjohje të thellë për varrosjen që i bënë dje, projektit ruso-serb apo serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

Të fundit