Ditari i Opozitës

Berisha për Dorian Duçkën (personi B): Kam shumë të dhëna për këshilltarin e Ramës, pas tij qëndrojnë grupe të fuqishme

Berisha për Dorian Duçkën (personi B): Kam shumë të

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se ka shumë të dhëna për Dorian Duçka i cilësuar si personi B në aktaakuzën ndaj ish agjentit të FBI Charles McGonigal.

I ftuar në “Opinion” në Tv Klan berisha e ka cilësuar Duçkën si një nga figurat më të errëta të mafies ndërkombëtare.

Berisha tha se implikimi sipas tij i Dorian Duçkës në këto procese korruptive, referuar çështjes së “McGonigal”, do të vërtetohet shumë shpejt. “Kam shumë të dhëna për të“-theksoi kryedemokrati.

Blendi Fevziu: E keni takuar ndonjëherë Dorian Duçkën?

Sali Berisha: Jo asnjëherë!

Blendi Fevziu: Ai është i afërt familjar me krerët e Partisë së Lirisë në mos gaboj, me zotin Meta në mos gaboj kushëri i parë.

Sali Berisha: Afërsia familjare është një anë…

Blendi Fevziu: Po jam dakord, nuk ka të bëjë…

Sali Berisha: Po, kam shumë të dhëna për të dhe ai përbën një figurë nga më të errëtat të mafias ndërkombëtare. Ata që qëndrojnë mbrapa tij janë grupe shumë të fuqishme që kanë synuar korruptime në nivelet më të larta të elitës perëndimore. E vërteta është se Dorian Duçka, këshilltari privat i Edi Ramës ka të dhëna të padiskutueshme që është i implikuar në këto procese dhe ato do të dalin

 

Të fundit