Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama sheh drejt Turqisë", Berisha për 'Libero': Shqipëria po humb të ardhmen, po ndodh një spastrim etnik

"Rama sheh drejt Turqisë", Berisha për 'Libero':

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një intervistë për median italiane "Libero" ka folur për situatën politike në Shqipëri, emigrimin masiv të të rinjve dhe skandalin e fundit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili njihet për lidhjet e ngushta me kryeministrin Edi Rama.

Berisha komentoi marrëdhënien e ngushtë mes Ramës dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Krydemokrati është shprehur se qeveria Rama është drejtuar më shumë nga Ankaraja, duke nënvizuar deklaratën e Ramës i cili tha Turqia ka një rol vendimtar në Ballkan.

“Unë mendoj që Italia ka të drejtë që të interesohet  më nga afër për çështjet e Ballkanit, edhe pse kur krijohen probleme nga kjo anë e Adriatikut, është pikërisht Italia e para ajo e cila paguan pasojat për sa i përket emigrantëve. Njësoj si edhe me Libinë. Por, fatkeqësisht në Tiranë ka një qeveri e cila sheh më shumë drejt Serbisë dhe Turqisë, sesa nga Bashkimi Europian. Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me Ankaranë. Madje një muaj më parë si deklaroi se, roli i Turqisë në Ballkan nuk është vetëm i rëndësishëm, por është deciziv. Në këtë mënyrë ai e vendosi veten në pozicionin e një vasali”, ka thënë kreu i PD-së.

Lidhur me skandlain ‘McGonigal’ Berisha ka thënë se paratë të cilat ish-agjenti i FBI-së ka marrë, vijnë nga Rusia. Berisha shprehet se Rama ka ndihmuar Bashën të shpëtojë nga gjykimet Gjykatës së Lartë.

“Basha më ka thënë që ky agjent ka marrë shuma parash nga qytetarë shqiptarë në SHBA. Por unë besoj që në të vërtetë paratë vijnë nga Rusia. Edhe për këtë ka hetime në vijim nga prokura shqiptare dhe një fashikull për Bashën, që Kryeministri Rama ka bërë të mundur që mos të përfundojë në duart e Gjykatës së Lartë për të siguruar fuqinë e pushtetit të tij”, është shprehur Berisha.

Sa i përket shpalljes së tij ‘non-grata’ nga SHBA-të, kryedemokrati rithekson se gjithçka është bërë mbi bazën e një akuze të paprovuar deri tani.

“Diçka mbi të cilën asnjë nuk ka arritur ende te prodhojë asnjë prove. Bazohen mbi akuza të bëra nga gazeta që kanë qëndrime të ndryshme nga të miat. Une kam bërë me dije në më shumë sesa një rast që jam më shumë sesa i disponueshëm të dal përpara gjykatave më të larta ndërkombëtare dhe të tërhiqem në momentin që arrihen të prodhohen prova që në fakt nuk ekzistojnë”, ka thënë kryedemokrati.

Berisha ka deklaruar se atë që qeveria Rama i ka shkaktuar Shqipërisë, nuk e ka shkaktuar asnjë luftë më parë, duke filluar nga krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku i narkotikëve dhe emigrimi masiv.

“Vitet e fundit, mendohet se importi i lëndëve narkotike nga Kolumbia është rritur mbi 60 herë më shumë. Porti i Durrësit u bë një port i lirë për kokainën në të cilin është përfshirë i gjithë sistemi shqiptar. Prandaj, ajo që sot nevojitet më shumë se çdo gjë tjetër është forcimi i shtetit ligjor. Mposhtja e korrupsionit është një rëndësi jetike për të ardhmen europiane të vendit tim. Nëse vazhdojmë kështu, Shqipëria do të shkatërrohet çdo muaj e më shumë.  Më shumë se 31% e popullsisë ka emigruar drejt vendeve të Bashkimit Europian në vitet e fundit. Mes këtyre, më shumë se gjysmë milionë emigrantë janë të rinj nën 22 vjeç. Nuk ka patur luftë që ka shkatërruar më shumë se Edi Rama. Kështu, Shqipëria po humbet të ardhmen e saj. Ajo që po ndodh është një spastrim i heshtur etnik i vendit tim”, është shprehur Berisha.

"Rama sheh drejt Turqisë", Berisha për 'Libero':"Rama sheh drejt Turqisë", Berisha për 'Libero':

Të fundit