Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Përjashtimi i kompanive të BE nga tenderat është akt i rëndë, heshtja e papranueshme

Berisha: Përjashtimi i kompanive të BE nga tenderat është

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përjashtim të kompanive të Bashkimit Evropian nga tenderat publikë në Shqipëri, duke e cilësuar këtë një akt të rëndë dhe diskriminues.

Berisha ka kritikuar gjithashtu mungesën e reagimeve ndaj kësaj çështjeje, duke e quajtur të papranueshme heshtjen për një praktikë të tillë.

Kreu i PD solli si shembuj rrugë të ndërtuara nga kompani të huaja, duke përfshirë segmente si Hani i Hotit–Shkodër, Rruga e Kombit, Lushnje–Fier, Levan–Vlorë, si dhe autostradën Tiranë–Elbasan dhe segmentin Levan–Tepelenë–Memaliaj.

Ai i bëri thirrje institucioneve dhe opinionit publik të reagojnë ndaj kësaj situate, duke theksuar se procesi i prokurimeve duhet të jetë i hapur dhe në përputhje me standardet europiane.

“Nga Hani i Hotit në Kakavijë, të gjitha akset kombëtare rrugore janë ndërtuar nga kompani evropiane ose amerikane më të njohura. Kanë fituar tenderat, edhe ndërkombëtarë ka prej tyre, absolutisht jo duke diskriminuar kurrë kompanitë shqiptare, por duke qenë i drejtë.

Në emër të interesit të taksapaguesve shqiptarë është zgjedhur gjithnjë oferta më e leverdishme.

Rruga Hani i Hotit- Shkodër është ndërtuar nga kompani italiane e mirënjohur. Bechtel Enka ndërtoi Rrugën e Kombit. Rruga Lushnje- Fier është ndërtuar nga kompani italiane e njohur. Rruga Levan- Vlorë nga dy kompani të njohura. Autostrada Tiranë- Elbasan nga një prej kompanive më të mëdha të Greqisë, Aktor. Rruga Levan-Tepelenë-Memaliaj nga Todini, një nga kompanitë më serioze italiane. Rrugët e ndërtuara nga këto kompani sot pas 15 vitesh qëndrojnë pa asnjë problem. Ndërsa të gjitha rrugët e ndërtuara nga klientela Rama-Balluku janë shembur, po shemben sikur të ishin ndërtime kashte.

Si i përjashtonin? Ua them unë. Aplikoni në e-Albania. U kërkohej kompanive evropiane dhe të tjerave të aplikonin në e-Albania. Aplikimi në e-Albania kishte një kohëzgjatje 38 ditë, në një kohë kur tenderat grabiteshin në një kohë 34 ditë”, tha Berisha.

Të fundit