Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha përshëndet raportin e PE: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht

Berisha përshëndet raportin e PE: Hija e zezë e Ramës dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur miratimin e raportit për Shqipërinë nga Parlamenti Evropian.

Në konferencën për shtyp nga selia blu, Berisha deklaroi se PD do të angazhohet për të plotësuar të gjitha rekomandimet e parashtruara nga Komisioni Evropian.

Kryedemokrati theksoi se “hija e zezë e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut është në çdo rresht të këtij raporti”.            

“Unë dua t’i falënderoj anëtarët e komisionit sepse raporti votohet nga 180 anëtarë a më shumë të cilët përfaqësojnë të gjithë spektrin e Parlamentit Evropian. Por mendoj se kemi të bëjmë me një raport jashtëzakonisht të çmuar, objektiv, i cili ka bërë diagnozën e plotë të problematikave me të cilat përballet vendi dhe përveç kësaj ka edhe rekomandime të vyera, të çmuara për narkoqeverinë natyrisht, por ka rekomandime edhe për opozitën, pa diskutim.

Ndaj dhe unë jam sot këtu në emër të PD për t’u angazhuar për të plotësuar të gjitha rekomandimet e këtij komisioni, i cili është komisioni që përfaqëson BE-në në të gjitha marrëdhëniet me vendet kandidate, me vendet jokandidate, me Europën dhe botën.

Unë sapo e mora raportin, por ajo çka, si opozitë na intereson më shumë se çdo gjë tjetër, vlerësoj se ka pasur trajtimin më serioz dhe më të gjerë. Kështu, pasi thotë në pikën 2 se mban shënim, pra ka kuptim kjo, ka qenë i mirëpritur më përpara, tani mban shënim se hija e zezë e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut është në çdo rresht të këtij raporti. Mban shënim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e pranimit në fund të vitit 2027 dhe mirëpret progresin e bërë në vitet e fundit”, tha Berisha.

Të fundit