Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha porosi drejtuesve të qarqeve: Të ‘tërheqim’ shqiptarët në revolucionin tonë

Berisha porosi drejtuesve të qarqeve: Të ‘tërheqim’

Sali Berisha në mbledhjen e drejtuesve politik të qarqeve foli për protestat e opozitës si pjesë e aksionit revolucionar. Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se duhet të bërë një punë e jashtëzakonshme për të tërhequr shqiptarët në këtë kauzë.

“Një revolucion i cili normal fare sot për shumë qytetarë tingëllon një fjalë e largët, ka ata të cilët janë sot 32-vjeçarë nuk kanë përjetuar, nuk kanë asgjë në memorie për një revolucion paqësor.”

“Të tjerë më të drejtë e dëgjojnë me skepticizëm këtë fjalë por në kushtet e këtij monizmi ka asgjësuar ligjet kushtetutën, shtetin ligjor. Pa një elektroshok të fuqishëm të këtij sistemi,  unë nuk di si mund të ketë zgjidhje tjetër.”

“Duhet të bëjmë një punë të jashtëzakonshme për të tërhequr shqiptarët, për ta shndërruar këtë një çështje të gjithë shqiptarëve. Mendoj se jemi në fillimet e tij, por fillime shumë të mbara.”

“Mos harroni një gjë, nga viti 1991 këto janë protestat e para në Shqipëri në të cilat forca politike që organizon ato ka vetëm një funksionuar në shtet, një kryetar bashkie. Prandaj dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive. Këto janë fillesa të një revolucioni”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit