Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Procesi i integrimit është plagosur rëndë nga Lubi Balluku, Rama dhe Lindat e tij

Berisha: Procesi i integrimit është plagosur rëndë nga Lubi

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është “plagosur rëndë” nga aferat korruptive të qeverisë së kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut.

Ai shtoi se vendimi për kalimin e raportit në Këshillin e Ambasadorëve ende nuk është finalizuar, pasi disa vende anëtare kanë paraqitur rezerva shtesë lidhur me situatën në vend.

Kryedemokrati theksoi se Partia Demokratike mbështet plotësisht procesin e integrimit të Shqipërisë.

“Tani, siç e kanë mësuar shqiptarët, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është plagosur rëndë. Si mund ta quajmë, është plagosur rëndë nga vjedhjet e Edi Ramës, Lubi Ballukut, Lindat e AKSHI-t dhe akte të tjera. Ka ndodhur ajo që nuk është parë ndonjëherë, është ndërruar raporti dy herë, është pasuruar raporti dhe janë shtuar kërkesa thelbësore nga një seri vendesh, anëtare të BE.

Është bërë shumë e qartë se Edi Rama dhe Lubi Balluku janë një. Dhe, ose votohet përfundimisht për të kaluar në këshillin e ambasadorëve, organ politik ky, vendimi i COELA-s, ose janë nja dy vende që kanë rezerva dhe që pritet që edhe ato të shtojnë në raport rezervat e tyre, në mënyrë që ky raport për Shqipërinë, i plotësuar dhe i transformuar plotësisht me situatën në vend, të votohet në këshillin e ambasadorëve dhe më vonë thirret konferenca ndërqeveritare, e cila duhej të ishte mbajtur që në mars, më vonë në prill, por nuk u mbajt.

Sidoqoftë, dy gjëra duhet t’i ketë të qartë çdo shqiptar. Së pari, PD në mënyrë të vazhdueshme ka mbrojtur të vërtetat e realitetit shqiptar dhe i ka paraqitur ato para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Kjo parti do e bëjë këtë me çdo çmim, me çdo kusht dhe nuk do heshtë kurrë nga kjo. Së dyti, PD mbështet plotësisht procesin e integrimit, qoftë vetëm për shkak të kriterit gjeopolitik”, deklaroi Berisha.

Të fundit