Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Protesta e 3 marsit është anti-Rama, asgjë nuk e ndal revolucionin

Berisha: Protesta e 3 marsit është anti-Rama, asgjë nuk e ndal

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se protesta e 3 marsit, kur paralelisht mbahet edhe seanca e gjyqit në Apel për çështjen e vulës së partisë, është një protestë antiRama.

Berisha u shpreh se protesta do të bëhet kundër vjedhjes që po iu bëhet shqiptarëve. Kryedemokrati tha se çdo përpjekje e Ramës për të mposhtur opozitën ka dështuar.

"Protesta e 3 marsit është anti-Rama. Është kundër të vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që u bën shqiptarëve, kundër thikës që futi në marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën. Protesta është: t’i dalim zot Shqipërisë. Është një moment i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur.

Dështuan në çdo përpjekje, dështoi çdo përpjekje e turpshme për të mposhtur opozitën dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Edi Ramës. Përpjekje unike në histori. Prapë, vështirësi ka, por aty ku u nis kjo betejë dhe ku ka arritur, asgjë nuk e ndalon këtë revolucion deri në fitoren e plotë", tha Berisha.

Të fundit