Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Protesta i realizoi 100% qëllimet e saj, nëse s`do të ketë parlament ne do të respektojmë zinë

Berisha: Protesta i realizoi 100% qëllimet e saj, nëse s`do të

Ish-kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë me dije se nëse të hënën nuk do të zhvillohet seancë plenare për shkak të zisë kombëtare, atëherë opozita do e respektojë këtë vendim dhe nuk do të organizojë protestën.

Kujtojmë se qeveria e shpalli ditë zie kombëtare të hënën (13 shkurt) për shkak të viktimave nga tërmetet shkatërrimtare në Siri dhe Turqi.

"Protesta i realizoi 100% qëllimet e saj. Marshimi ishte thjesht një sinjal, një mesazh që e ka marrë shumë mirë. Nëse nuk ka Parlament, nuk e kuptoj pse s’duhet bërë Parlament kur ka ditë zie. Nëse vendoset, ne do respektojmë zinë,"- tha Berisha.

 

Të fundit