Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama po bën gjithçka për destabilizimin e Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka për destabilizimin e Kosovës

Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Tiranën në një Beograd të dytë për Kosovën.

"Sot, njëlloj si dikur Enver Hoxha që bënte marrëveshje me Titon për Kosovën, e ka kthyer Tiranën në një Beograd të dytë për Kosovën, në një përpjekje antikombëtare, çdo ditë komploton, sulmon, bën gjithçka për projektin e serbomadhisë së Aleksandër Vuçuçit. Në një kohë që Kosova është një vend i pavarur, në një kohë që Kosova ecën mes vështirësive, por shumë më mirë se Shqipëria.

Edi Rama bën gjithçka për destabilizimin e saj. Komunizmi krijoi një rezervat të tmerrshëm njerëzor, kurse Edi Rama po krijon shkretëtirën njerëzore në Shqipëri.", tha Berisha. 

Të fundit