Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama e shndërroi AKSHI-n në gropën e zezë të vendit, baxhanaku i tij mori 75 mln euro

Berisha: Rama e shndërroi AKSHI-n në gropën e zezë të

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të fondeve publike dhe për deformim të shifrave zyrtare të investimeve, si dhe ngriti shqetësime për përdorimin e sistemeve digjitale shtetërore, përfshirë AKSHI-n, duke theksuar se ka pasur abuzime me të dhënat e qytetarëve dhe sistemet e kadastrës.

Berisha: Si e përdori Edi Rama teknologjinë dixhitale?
E përdori për të kryer vjedhjet më të mëdha në historinë e një vendi.
Më të çmuara se çdo gjë janë të dhënat e identitetit të njeriut.
Ato të dhëna, të cilat qytetari në besim dhe mirëbesim të ligjit dhe Kushtetutës, i depoziton në qendrat e të dhënave të shtetit.
Të gjitha ato u hakeruan dhe kaluan në dispozicion të patronazhistëve terroristë kriminalë, të bandave kriminale, etj me radhë.
Është abuzimi më ekstrem që mund të bëhet me teknologjinë.
Fusha e dytë.
Edi Rama, në një mënyrë ose në një tjetër, e shndërroi AKSHI-në në gropën më të zezë të vendit, në të cilën për urtësinë artificiale, baxhanaku i tij ka fituar 75 milionë euro tender dhe ka zero kontribut. Ka vetëm transfertën nga thesari i shtetit në kontot e tij.
E ka përdorur për një spekulim.
T’u them unë ju, e-Albania është krijuar në vitin 2012 apo 2011.
Ministri Pollo dhe ata që e drejtonin, nuk kërkuan asnjëherë që të centralizonin të gjitha tenderat në fushën e high-tech në Shqipëri.
Jo, secila ministri, secila drejtori në të gjitha fushat operonin mbi bazën e rregullave të prokurimit.
Kurse ky për shkak të baxhanakut të tij, ky bëri vendimin në vitin 2017, që të gjithë tenderimet të bëhen në një agjenci që u bë agjencia e parë shtetërore në historinë e shtetit që të marrë peng punonjës dhe biznesmenë që guxonin të paraqisnin oferta.
Pra, jam shumë i inkurajuar nga ekspozeja, nga prania juaj këtu dhe u garantoj se do bëjmë gjithçka që Shqipëria, që PD fillimisht, dhe Shqipëria të përjetojnë këtë epokë, epokën më të ndritur në fushën e teknologjisë në historinë e njerëzimit.

Të fundit