Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama është pasardhës i denjë i etërve të tij komunistë

Berisha: Rama është pasardhës i denjë i etërve të

Kreu i PD-së Sali Berisha,ka  publikuar një mesazh nga fjala e tij në deklaratën që mbajti për mediat gjatë ditës së djeshme, ku theksoi se ‘Edi Rama është pasardhës i denjë i etërve të tij’.

'Pikërisht atë ditë zgjodhi të votojë në mënyrë totalitare, të votojë në mënyrën më antidemokratike, për t’i emëruar opozitës përfaqësuesin që ai do.

Me këtë akt të shëmtuar, Edi Rama pasi ka grabitur dhe plaçkitur qindra, mijëra vota, tregon se edhe ata 620 mijë që votuan kundër tij, është i gatshëm të shkelmojë mbi votat e tyre dhe të mos njohë përfaqësitë e këtyre votave në parlament.

Është i gatshëm të përdorë pseudo-opozitën për qëllimet e veta dhe është i vendosur të bëjë gjithçka për një sistem qeverisje të bazuar mbi bandat, drogën dhe krimin,” tha Berisha në konferencën për shtyp dje.

Të fundit