Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama i ka shpallur luftë opozitës, po godet reformat epokale të PD

Berisha: Rama i ka shpallur luftë opozitës, po godet reformat epokale

Kreu i demokratëve Sali Berisha Sali Berisha tha se Rama i ka shpallur luftë opozitës.

Nga konferenca në selinë blu Berisha deklaroi se me aktin e fundit të SPAK, qeveria Rama po tenton të godasë jo vetëm Sali Berishën, por të gjithë reformat epokale të PD-së.

Kryedemokrati shtoi se çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me reformat e PD-së.

Berisha: Siç e dini Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë se me aktin e fundit ai i shpallur luftë totale dhe ne do ti përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona.

Procesi është procesi më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij. Jo! Në proces janë reformat epokale të PD, të cilat goditen nga falanga politike krimi.

Në një analizë që dëshmon më shumë se asgjë tjetër urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë që ka ndërmarrë PD ndër vite. Çdo demokrat dhe demokrate duhet të ndihet krenar me to.

Unë sot jam këtu për të paraqitur vetëm njerën prej tyre, të cilën falangat e krimit politik e paraqesin si fakt argument se është ndërmarrë për të favorizuar dhëndrin tim apo është ndërmarrë për korrupsion. Kjo është vendimi për përdorimin e letrave me vlerë në procesin e privatizimit me përparësi ish pronarëve.

Të fundit