Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama ka përdorur McGonigal kundër prokurorëve që hetuan Saimir Tahirin

Berisha: Rama ka përdorur McGonigal kundër prokurorëve që

Kreu i PD-së Berisha deklaroi se Rama ka përdorur ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, kundrë prokurorëve që hetuan ish-ministrin Saimir Tahiri.

Berisha tha se Ardi Veliu është një nga njerëzit që është takuar me McGonigal dhe ish-zyrtari me kërkesë të Ramës ka udhëzuar të nxirren nga sistemi i drejtësisë, prokurorët që kanë hetuar Tahirin.

"Ju e dini që Ardi Veliu është një nga manipulatorët dhe ky është një nga njerëzit që ka takuar më shumë McGonigal, Ardi Veliu. Kjo është e sigurtë, shumë e sigurtë.

McGonigal me kërkesë të Ramës, ka bërë gjah për prokurorë të caktuar që t’i nxjerrin nga sistemi. Prokurorë që janë marrë me çështjen e Saimir Tahirit janë nxjerrë nga sistemi sepse ky u hiqej si njeriu që dinte gjithçka dhe që duhej marrë fjala e tij parasysh. Deri këtu ka arritur degradimi i vettingut nga Edi Rama", tha Berisha.

Të fundit