Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Raporti i IBAR kërkon konkurrencë të ndershme dhe transparencë në tendera

Berisha: Raporti i IBAR kërkon konkurrencë të ndershme dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se raporti i IBAR i 21 majit për Shqipërinë përmban kritika të forta edhe për ekonominë dhe klimën e biznesit në vend.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se raporti kërkon krijimin e një mjedisi biznesi të qëndrueshëm, me konkurrencë të ndershme, transparencë në tendera dhe më shumë llogaridhënie në ndërmarrjet shtetërore.

Sipas tij, dokumenti i Bashkimit Europian evidenton problematika serioze në prokurimet publike dhe në funksionimin e tregut, duke akuzuar qeverinë e Edi Rama për favorizime dhe mungesë gare të ndershme në tendera.

Berisha pretendoi se kompani nga vendet e Bashkimit Europian janë përjashtuar nga tenderat e rëndësishëm në Shqipëri, ndërsa shtoi se raporti kërkon gjithashtu reduktimin e informalitetit dhe krijimin e një kuadri fiskal të parashikueshëm.

Ai akuzoi qeverinë për shtim të prokurimeve sekrete dhe për mungesë transparence në administrimin e ndërmarrjeve shtetërore.

Në fund të deklaratës, Berisha e cilësoi si “krim shtetëror” censurimin e raportit nga qeveria dhe mediat pranë saj, ndërsa falënderoi vendet anëtare të Bashkimit Europian për kontributin në hartimin e dokumentit.

Sipas kreut të PD-së, raporti paraqet “me realizëm” situatën në Shqipëri dhe problematikat që lidhen me procesin e integrimit europian.

Të fundit