Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Raporti i PE ka gozhduar Ramën dhe Ballukun në çdo rresht

Berisha: Raporti i PE ka gozhduar Ramën dhe Ballukun në çdo

Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka komentuar raportin e fundit të miratuar në Parlamentin Evropian, duke e cilësuar atë si një dokument që sipas tij kritikon fort qeverinë shqiptare.

Berisha u shpreh se raporti është votuar nga i gjithë spektri politik evropian në Parlamenti Evropian, përfshirë edhe përfaqësues të së majtës.

Sipas kryedemokratit, raporti mbron qytetarët shqiptarë, procesin e integrimit europian dhe të ardhmen e vendit, duke e konsideruar atë si një qëndrim të gjerë politik në nivel europian.

Berisha: Dje u votua raporti. Ai raport, u them unë ju, është si një pikë e ujit e ndarë në dysh me të gjitha rezolutat e miratuara gjer sot nga forcat politike. Por ai raport nuk është më i partive të qendrës së djathtë dhe të djathtë, por ai raport është i votuar nga i gjithë spektri politik evropian në Parlamentin Evropian.

Madje, për ta ditur jo, raporteri është socialist, anëtar shumë i rëndësishëm në grupin parlamentar socialist në PE. Dhe aty, pas një pune intensive, raporti ka gozhduar Edi Ramën në çdo rresht. Raporti ka gozhduar Lubi Ballukun.

U ka mbrojtur ju, ka mbrojtur qytetarët shqiptarë, ka mbrojtur procesin e integrimit, ka mbrojtur të ardhmen e shqiptarëve.

Të fundit