Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës

Berisha: Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit

Kryetari i PD Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të PD në Bulqizë.

Në fjalën që mbajti, Berisha tha se edhe sot pas 32 vitesh, vendi po përballet me një monizëm të ri. Sipas tij, revolucioni i opozitës sot ka një mision kryesor, përmbysjen e monizmit bashki në bashki dhe të regjimit të Edi Ramës.

Berisha: Por sot pas 32 vitesh ne përballemi me një monizëm të ri. Ky monizëm nuk bazohet më në doktorinën çnjerëzore Marksiste-Leliniste, por bazohet në krimin, drogën, vjedhjen, varfërimin tuaj. Bazohet në urrejtjen e qeveritarëve ndaj qytetarëve. Bazohet në diskrimimin masiv të qytetarëve.

Ndaj dhe ne jemi sot në këmbë, jemi përsëri në një revolucion, në një besë me njëri-tjetrin se do të ecim të sigurtë drejt fitores tonë. Sot kemi para jush kandidatë të shkëlqyer, Durim Fikun, në Peshkopi, Mat, kudo, njerëz që i zgjodhët me votën tuaj të lirë. Kemi kandidatë të vullnetit tuaj politikë. Nuk ndalin nga shpellat, nga perdet, por vijnë me firmën tuaj, vijnë me respektin e thellë ndaj jush.

Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë kandidatë të vullnetit të lirë, siç janë kandidatët tanë në këto zgjedhje. Revolucioni ynë ka një mision kryesor, fitoren e tyre, përmbysjen e monizmit bashki në bashki. Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës. Një regjim i cili nuk është armik vetëm i demokratëve, por i mbarë shqiptarëve. 

Miqtë e mi!

Nga viti 2014 deri në vitin 2022, nga ky regjim u larguan nga Shqipëria 937 mijë shqiptarë vetëm në BE. Nga këta rreth 80% nën moshën 32 vjeçare. Kurrë në histori, asnjë luftë, asnjë epidemi, asnjë pushim dhe asgjë nuk ka shkretuar shqiptarët sa Edi Rama.

Të fundit