Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Samiti i sotëm 'varrosi' në ndërtesën mauzole të diktatorit, projektin e Ballkanit të Hapur

Berisha: Samiti i sotëm 'varrosi' në ndërtesën

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përshëndeti sot samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha është shprehur se ky samit 'varros' pikërisht në ndërtesën mauzole të diktatorit, projektin e Ballkanit të Hapur, të kryeministrit Edi Ramës.

Kjo është një goditje e të gjitha aspiratave të hegjemonizmit serb dhe influencës ruse në rajon, vijon më tej kryedemokrati.

"Por, PD shpreh gjithashtu vlerësimin më të madh për samitin e sotëm sepse sot, këta burra të shquar të BE, varrosin pikërisht në ndërtesën mauzole të diktatorit, projektin e Ballkanit të Hapur, të Edi Ramës.

Projekt ky, de facto ruso-serb, i cili synonte në një mënyrë apo në një tjetër, rikthimin e Serbisë së Madhe dhe rikthimin e rajonit në zonë influence të Rusisë.

Ky projekt, në të cilin Edi Rama u bë promotor kryesor dhe tundte flamurin e tij, që mbështetej fuqishëm nga Sergi Lavrov, por në fakt edhe nga Aleksandër Soros, sot, thashë dhe njëherë, varroset në këtë samit dhe kjo është një arritje e madhe për shqiptarët, një arritje e madhe për të gjitha kombet e rajonit, që shohin të ardhmen e tyre më të mirë në BE.

Kjo është një goditje e të gjitha aspiratave të hegjemonizmit serb dhe influencës ruse në rajon.

Ndaj dhe njëherë, e mbyll këtë deklaratë duke iu uruar sukses të plotë punimeve të këtij samiti historik për rajonin dhe Europën në Tiranë.", ka përfunduar Berisha.

 

Të fundit