Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Shqiptarët më të keqpaguarit në rajon, çmimet më të larta se në Europë

Berisha: Shqiptarët më të keqpaguarit në rajon,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se shqiptarët përballen sot me një situatë të rënduar ekonomike, ku rrogat dhe pensionet janë më të ulëtat në rajon, ndërsa çmimet janë më të larta se në disa vende të BE.

Berisha u shpreh se kostot e jetesës në Shqipëri kanë kaluar ato të vendeve si Gjermania, Italia dhe Greqia ndërsa të ardhurat e qytetarëve mbeten ndër më të ulëtat.

Ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhim ekonomik dhe korrupsion, duke pretenduar se fondet publike janë shpërdoruar dhe nuk janë përdorur për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

Berisha: Një zv/kryeministre me kryeministrin kapen me dokumente, me dhjetëra, qindra dokumente se në 8 afera kanë plaçkitur, kanë abuzuar me 1.2 miliardë euro. Dhe këto janë vetëm 8 afera. Dhe mos harroni se ajo korbë e zezë e korrupsionit, Lubia, ka administruar 12 miliardë euro taksa tuaja.

Po sa janë 12 miliardë euro miq? 12 miliardë euro janë sa rrogat tuaja 12 herë më të mëdha, më e madhe. Janë 12-fishi i rrogave të përgjithshme të Shqipërisë. 12 miliardë euro. Ju garantoj se po të përdoreshin sipas ligjit, shqiptarët do kishin sot rroga jo 3, por 4 herë më të mëdha.

Ku janë sot shqiptarët? Janë njerëzit më keq të paguar.

Në 2013-ën ne u bëmë njerëzit më mirë të paguar në rajon. Nuk them në të pasurit, po më të paguarit. Dhe kjo ishte një arritje me të vërtetë e jashtëzakonshme për ne, që na kishte ndjekur varfëria në shekuj. Nuk u bëmë të pasur, të mkëmur.

Por me ato ritme kur dolëm të paguhemi më shumë se të gjithë banorët e vendeve përreth nesh, përfshi Bullgarinë dhe Rumaninë, ajo dëshmonte se ne kishim një të ardhme të shkëlqyer në këtë vend. Dhe se ajo u arrit, asnjë nga ju të mos e harrojë, u arrit me taksa sa gjysma e taksave që janë sot. Me taksa sa gjysma e taksave që janë sot.

 

Të fundit