Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: SKAP-i i partisë e kishte dosjen e farsës elektorale, por nuk bëri asgjë

Berisha: SKAP-i i partisë e kishte dosjen e farsës elektorale, por nuk

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dënuar indiferencën e organeve të drejtësisë përballë dëshmive dhe provave të sjella nga opozita për shkeljet e denoncuara të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Berisha: Çdo dokument i këtij libri u është dërguar të dy misioneve vëzhguese, misionit të OSBE/ODIHR dhe misionit të Këshillit të Europës.

Pra, ka qenë një komunikim konstant me ta.

Ky raport dhe libri i zi faktojnë se kabineti qeveritar është një organizatë kriminale, jo vetëm për vjedhjet e parave, jo vetëm për lidhjet me bandat, por edhe për krimin e organizuar elektoral.

Është një organizatë kriminale, e përjashtuar nga ligji, sepse SKAP-i i partisë, kishte dosjen me të gjithë dokumentet dhe nuk bëri asnjë veprim ndaj Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Ulsi Manjës, Taulant Ballës, etj.

Kjo e bën edhe më dramatike situatën.

Të fundit