Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Sot shqiptarët përjetojnë shkatërrimin e shtetit ligjor dhe zëvendësimin e tij me një sundim monist

Berisha: Sot shqiptarët përjetojnë shkatërrimin e shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një prononcim të shkurtër për gazetarët jashtë selisë blu, pas ceremonisë për festimin e 8 dhjetorit, ditës së rinisë, ditës kur studentët u ngritën në protesta kundër diktaturës komuniste.

“Denoncimin më të madh në tërë historinë e tyre, në kuptimin e krijimit të kushteve për largimin nga vendi. Përjetojnë shkatërrimin e kushtetueshmërisë dhe shtetit ligjor, zëvendësimin e tij me narkoshtetin dhe sundimin monist të një njeriu që qeveris i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve”, tha Berisha.

Berisha njoftoi se në orën 19:00 do të ketë një takim me të rinjtë selinë blu.

 

Të fundit