Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha takim me kryeministrin kroat: Shqipëria në alarm nga autokracia elektorale, IDU mbështet opozitën

Berisha takim me kryeministrin kroat: Shqipëria në alarm nga

Në kuadër të Forumit të International Democrat Union (IDU) në Zagreb, një delegacion i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Sali Berisha, dhe i Partisë Republikane, i drejtuar nga Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me Presidentin e IDU, Stephen Harper.

Gjatë takimit, Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen që IDU i ka dhënë Partisë Demokratike në periudha të ndryshme politike në Shqipëri.

Ai ngriti një sërë shqetësimesh lidhur me gjendjen e demokracisë në vend, duke iu referuar vlerësimeve ndërkombëtare që e klasifikojnë Shqipërinë si “autokraci elektorale”, duke theksuar se problematikat kryesore lidhen me korrupsionin në nivele të larta, ndikimin e krimit të organizuar, përkeqësimin e standardeve demokratike dhe presion ndaj opozitës.

Berisha theksoi gjithashtu emigrimin masiv si një nga problemet më të mëdha të vendit, duke deklaruar se mbi 1.1 milion qytetarë, kryesisht të rinj, janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ai u shpreh se procesi i integrimit europian duhet të bazohet në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve demokratike.

Nga ana e tij, Stephen Harper vlerësoi orientimin pro-NATO të qytetarëve shqiptarë, duke e cilësuar atë si një zhvillim pozitiv dhe të qëndrueshëm, pavarësisht zhvillimeve politike të brendshme.

Në përfundim të takimit, Presidenti i IDU rikonfirmoi mbështetjen e organizatës për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Të fundit