Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje socialistëve: Të mos harrojnë se janë shqiptarë, nuk do ndalemi deri në fitore

Berisha thirrje socialistëve: Të mos harrojnë se janë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me mbështetës në Dibër, ku i është drejtuar edhe votuesve të majtë me një thirrje përtej ndasive politike.

Berisha u bëri apel socialistëve të mos harrojnë se para se të jenë socialistë janë shqiptarë, duke theksuar se interesat kombëtare duhet të jenë mbi bindjet partiake.

Ai deklaroi se çdo qytetar duhet të mbrojë interesat e vendit dhe se, sipas tij, patriotizmi qëndron mbi përkatësinë politike. 

“Unë u bëj thirrje socialistëve të Dibrës, mos harrojnë se para se të jenë socialistë, janë shqiptarë. Mos harrojnë se të parët e tyre s'kanë qenë socialistë, kanë qenë atdhetarë. Dhe çdo shqiptari i bëj thirrje, të ndalet, t'i thotë vetes, njeriu i qytetëruar është patriot. Njeriu i qytetëruar do vendin e tij, do kombin e tij, mbron interesat e vendit të tij, pavarësisht nga bindjet. Çfarë bën ky? Shkelmon kudo interesat shqiptare dhe tani në fund e thirri ai. Tani tha firmose pak këtë letrën. Dhe ky firmosi letrën. Që mos ta kërkoni, këto sepse ai sigurisht s'mund të bëjë një hap pa njohur Kosovën. Atëherë, çfarë do bëjmë ne? Ne do protestojmë me të gjithë forcën tonë të pamposhtur gjer në fitoren tonë. Ne nuk tërhiqemi”, deklaroi Berisha.

Të fundit