Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Thjeshtra e Ramës shkon tender pas tenderi

Berisha: Thjeshtra e Ramës shkon tender pas tenderi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar përfitimet që po nxjerrin nga fondet shtetërore, njerëzit e familjes së kryeministrit Edi Rama.

Berisha mori shembull rastin e tenderave që përvetëson vajza e bashkëshortes së tij dhe standardin e dyfishtë që ndiqet nga Kuvendi dhe drejtësia për hetimin.

Thjeshtra e Ramës shkon tender pas tenderi! Vetëm oborri i sarajeve të tyre është sa një park, por ai nuk lejon hetimin

Kreu i PD-së Sali Berisha,

Vendimi është totalisht i paligjshëm.

Vendimi është në parimin e asgjësimit të opozitës në parlament.

Prandaj opozita zgjodhi që fillimin ta bëjë në sallën e parlamentit.

Ne nuk ndryshojmë asgjë.

Ata që nuk duan opozitë në Shqipëri, ne do qëndrojmë në emër të atyre që janë opozitarë dhe do vazhdojmë betejën tonë pa kthim.

Askush të mos mendojë se ka tërheqje, ka vetëm betejë.

Ka betejë pa kthim.

Në parlament, shumë shpejt në rrugë e me radhë.

Ju jeni dëshmitarë që Edi Rama pasi vodhi mandatet me këta, tani ai edhe atë opozitë që kishte mbetur pas grabitjes së mandateve, e paralizoi, e bëri të paqenë.

Nuk lejonte komisionet hetimore parlamentare, të cilat janë laksative në Kushtetutën e vendit.

Nuk lejonte hetimin e konfliktit të interesit, ku ai është njeriu më i zhytur në gropën e gjirizit të interesit.

Ku, Koço Kokëdhimës, për përfitime iu hoq mandati, kurse Edi Ramës për Rea Xhillarin, vajzën e familjes së tij me ligj. Në ligjin shqiptar të njëjtën pozite familjare që ka Gregu, ka edhe Rea.

Po ajo shkon tender pas tenderi.

Nuk lejon hetimin e ndërtimit të sarajeve të tij në Surrel. Vetëm oborri i sarajeve është park, 5 mijë metër katror.

I blerë me 2.5 dollarë, në një kohë kur në atë kohë shitej me minimumi 25 dollarë. Me dokumente.

Dhe ajo tokë nuk mund të merrej. E ka marrë në kundërshtim me ligjin.

Dhe çfarë thotë ai për atë? Zonja Rama thotë se e bëri me paratë e Kurbanit? E imagjinoni ju apo jo, me paratë e një libri? Dhe në tatime nuk kë një faturë. Ku janë paratë?”, tha Berisha.

Të fundit