Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon ‘skenarin’ për shkatërrimin e opozitës: Yuri Kim i shkoi në zyrë Veliajt, i tha ‘duhet të ndihmojmë Bashën’

Berisha tregon ‘skenarin’ për shkatërrimin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka treguar skenarin në të cilin u angazhua kryeministri Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

I ftuar në studion e “Top Story” në Top Channel, Berisha tha se pati tre faza nëpër të cilat kaloi ky skenar. Së pari, theksoi Berisha, në shënjestër ishte Basha me paratë ruse dhe më pas tentativat e Ramës për të sekuestruar vulën dhe logon e PD-së.

Berisha ka rrëfyer edhe një takim mes kryebashkiakut Veliaj dhe Yuri Kim, për t’i ardhur në ndihmë Bashës.

Lidhur me gjyqin në Apel, Berisha vuri në dukej se ka vetëm një atlernativë për Gjykatën.

“Skenari për shkatërrimin e opozitës në të cilin u angazhua Edi Rama dhe po kaq në mënyrë destruktive Yuri Kim, kaloi në tre faza. E para ishte futja në sqetull e Bashës më procesin që u ndërpre në Apel dhe nuk shkoi në Gjykatën e Lartë, Edi Rama dërgoi disa herë Engjëll Agashin. Kjo nuk sillte atë që donte Rama. Komisionin hetimor me Bashën këto ditë e nxjerrim e kemi përfunduar. Ato para nuk kanë hyrë në arkën e PD-së. Pasi nxori prokuroria raportin doli raporti tjetër ku u tha se Putin ka dhënë para në Evropë, ndër të cilat ka marrë edhe PD-ja. Pas kësaj u detyruam të hetojmë.

Etapa e dytë ishte të godasim një njeri që kishte autoritet moral dhe këtë e zgjidhën me non-gratën. E treta ishte ti marrim logon, vulën e flamurin. Më gjashtë mars u zhvilluan zgjedhjet dhe ne nuk kishim vendim për Kuvendin e 11 dhjetorit. Pa vendimin e Gjykatës ne bëmë si bëmë dhe me 25 mars gjykata vendosi që këto janë legjitime.

Yuri Kim i shkon në zyrë Veliajt dhe i thotë duhet ti vijmë në ndihmë Lulzim Bashës. Erion Veliaj thërret kolegun tuaj gazetar pas 20 minutash dhe i thotë ka ndodhur kjo e kjo dhe ai gazetar vjen ë zyrën time e më thotë ka ndodhur kjo e kjo, unë direkt dola në konferencë shtypi.Kur unë thashë këtë ajo të nesërmen bëri Tëitterin, tha se është mirë të ndërhyjë, nuk e mohoi dot se e kuptoi që Veliaj ma tha mua. Yuri Kim ka të gjithë shpresën tek George Soros. Yuri Kim është përpjek me gjithë forcën për të ndikuar në vendimin e tre marsit. Gjykata e ka dhënë vendimin për ne, nuk ka shkallë tjetër, Gjykata e Apelit nëse zbaton ligjin ka vetëm një alternativë. Unë s’mund të akuzoj një njeri por e di përpjekjet që po bëhen”, tha Berisha.

Të fundit