Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Ulsi Rama e mori Lubinë në Peshkopi se ajo i ka dosjen

Berisha: Ulsi Rama e mori Lubinë në Peshkopi se ajo i ka dosjen

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi nga Kuvendi Ulsi Manjën se po mbron Belinda Ballukun.

Berisha deklaroi se ish-zv.kryeministrja ka një dosje të Oltion Bistrit me Manjën, çka e detyron këtë të fundit të shfaqet kudo krah Ballukut.

"Ku është Ulsiu që e merr Lubinë në Peshkopi? E merr se ajo ia ka dosjen Ulsiut. Ua them unë ju, ia ka krijuar dosjen me Oltion Bistrin. Ndaj dhe ai lepe peqe i thotë asaj. Dhe ti që me dhe mua përgjigje frojdiane, unë e kisha politike, jo frojdiane vërejtjen time. Ku shkoi ajo? Iku, nuk ka gjë. Pra, ju e keni hipokrizi integrimin. Raporti thotë se ka sjellë këtu në parlament çdo tre muaj raportin qeveria. Keni parë gjë o deputetë raport ju? Sepse ky është armik i integrimit, ky që drejton parlamentin. Se ky ka interesat e pasurisë së tij dhe jo interesat e integrimit të shqiptarëve? ", deklaroi Berisha.

Të fundit